Berisha: 11 dhjetori vetëm fillimi i Kuvendit të PD-së, ditën në vazhdim janë për revolucionin paqësor
Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë ditën e sotme u shpreh se e njofton Bashën se data 11 dhjetor është vetëm fillimi i Kuvendit të PD-së.
Ai theksoi se qëllimi makabër e pengut dhe pengmarrësit është që t’ia vjedhin axhendën e ditës kuvendit të 11 dhjetorit.
Berisha: E njofton Bashën se data 11 dhjetor është vetëm fillimi i Kuvendit të PD-së. Kuvendi do të vazhdojë veprimtarinë e tij deri në rivendosjen e pluralizimit politik në Shqipëri. Prandaj mos mendo Edvin se duke vjedhur data do t’i dalësh para këtij kuvendi. Nga data 11 e deri në mision e tij, janë vetëm të kuvendit. T’i keni shumë të qarta gjëra, ky është një revolucion paqësor.
Qëllimi makabër e pengut dhe pengmarrësit është që t’ia vjedhin axhendën e ditës kuvendit. I vini gishtin kokës të dy, sepse ata që kanë vënë firmat, ata nuk pranojnë kurrë që njeri në botë t’u ndryshojë një germë nga axhenda që kanë përcaktuar. Ju keni frikë dhe tmerr sepse u keni kaq shumë borxhe qytetarëve.

