Sherr mes Jemin Gjanës e Aldo Bumçit në kryesi: "Berisha e ministrat e foltores janë bërë milioner"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2021, 19:27
Mbledhja e Kryesisë së PD është shoqëruar me debate.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se Aldo Bumçi dhe Jemin Gjana, kanë pasur debate mes njëri-tjetrit, deri në tentativë për konfrontim fizik.
Debati ka nisur pas deklaratës së Gjanës i cili ka thënë: Unë kam shtëpinë që më dhanë. Berisha e ministrat e foltores janë bërë milioner.
Pas deklaratës së tij ka reaguar Bumçi, por me ndërhyrjen e sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi dhe anëtarit të Kryesisë, Gent Strazimiri, gjithçka është qetësuar.
