FNSH dhe "Shqiponjat" zbarkojnë në Fier, kontrolle të befasishme
Nga Inelda Vallja Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2021, 19:34
Policia dhe grupe të FNSH dhe Forcave Shqiponja po zhvillojnë kontrolle në disa pika kyçe mbrëmjen e kësaj të hëne, 15 nëntor në qytetin e Fierit.
Kontrollet janë përqendruar në hyrje dhe dalje të qytetit si në Sheq në hyrje të qytetit të Fierit , në zonën e njohur si ish-QTU, pranë Rotondos së Parkut por edhe në qendër të qytetit.
Kontrolli i bluve është përqendruar në kapjen dhe ndalimin e personave në kërkim, atyre me precedent penal dhe personave që mbajnë armë pa leje.
Ende nuk dihet nëse ka persona të arrestuar apo të ndaluar nga policia.
