Berisha: Edvin Rama dhe pengu i tij Basha duan të godasin pluralizimin, opozita fasadë e pushtetit
Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë ditën e sotme u shpreh se Rama se bashku me pengun e tij, Bashën po përpiqen që të zhdukin pluralizimin në vend.
Ai tha se sot, të gjithë e ndjejnë se PD-ja është shndërruar në një fasadë të pushtetit.
Berisha: Dal para jush sepse Edvin Rama njëlloj si dajë Koleka i tij, i cili në vitin 1990 kërkonte që t’i futeshin tanket pluralizimit, edhe ky me pengun e tij përpiqet që të minojnë sot, përpjekjen madhore të shqiptarëve, rivendosjen e pluralizimit politik në vend. Sot, të gjithë e ndjejnë se PD-ja është shndërruar në një fasadë të pushtetit dhe të gjithë duan se kjo parti duhet kthyer në një parti të vërtetë opozitare.
Ato 4200 firma janë njerëz që kanë firmosur për rikthimin e shpresës. Qëndrime të tilla me duken si to të pallateve të kuqe në dhjetor ’90 ndaj studentëve.
