Përplasjet brenda PD, Kraki: Ardhja e Bashës ishte aksidentale, e pakonceptueshme deklarata e Yuri Kim

Prej disa javësh përplasjet mes ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe Krydemokratit Lulzim Basha, kanë qenë në qendër të vëmendjes kur dhe janë shoqëruar me debate të shumta.  

Ndërkohë pedagogu Nerzir Kraki, në një intervistë për RTV Ora është shprehur se Basha ka gabuar pasi nuk ka lejuar që debati që po ndodh aktualisht brenda PD të ndodhte para përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar i PD.

Nerzir Kraki: Basha ka gabuar kur nuk ka lejuar që ky debat të ndodhte para se të merreshin vendime sikur ai i përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar të PD.

Po ashtu ai ka komentuar dhe deklaratën e ambasadores Yuri Kim, duke thënë se është e pakonceptueshme që një diplomate të deklarojë se nëse Berisha do të jetë në krye të PD, SHBA do të shkëpusë marrëdhëniet me këtë forcë politike.

Nerzir Kraki: PD ka statut dhe statuti nuk mund të futet në ngrirje të thellë sipas disponimit të një personazhi politik apo diplomatik në Tiranë, qoftë ai edhe diplomat amerikan. Më duke totalisht e pakonceptueshme që një ambasadore në Tiranë të deklarojë që nëse Berisha merr PD SHBA do të shkëpusë marrëdhëniet. Nuk jemi në Etiopi dhe as në Sodanin e Jugut. Jemi në Shqipëri është anëtare e NATO-së.

Më tej ai shton se Basha duhet të lejojë që debati të vijojë, ndërsa shton se ardhja në krye të PD ishte aksidentale.

Nerzir Kraki: Basha duhet të lejojë që debati të zhvillohet, sepse ardhja e tij në atë kohë ishe aksidentale, sepse nuk kishte më mirë. demokratët duhet të kërkojnë llogari nga Basha. Mund t’i bëjmë vrejtje dhe Berishës por ai e lëshoi postin kur humbi zgjedhjet. Nuk mund të instalohen disa parime, sepse nuk mund të ketë një opozitë të shëndoshë.

Sipas tij më situatën që është krijuar në PD, Rama e ka të garantuar deri në 2070. 

Intervistoi gazetari Sebastian Zonja, përgatiti Anila Kolgjini.