Halloween në Durrës, 150 fëmijë vishen me kostume të frikshme
150 fëmijë kanë festuar Halloween-in në qytetin e Durrësit. Në sheshin “Ilira” në qendër të qytetit ata parakaluan me kostume të fikshme, ndërsa organizatorët thanë se kthimi i kësaj feste në një traditë të përvitshme ka qenë një kërkese edhe nga prindër edhe nga fëmijët.
Edhe pse nuk është një festë shqiptare, Halloween-i, po kthehet vitet e fundit në një traditë festimi në vendin tonë.
Rreth 150 fëmijë u bënë pjesë e një aktiviteti të veçantë në qendër të Durrësit. E kuqja, e zeza, dhe e frikshmja sipas fëmijëve mbizotëruan për disa orë para Pallatit të Kulturës.
Organizatori i shfaqjes, koreografi i njohur, Aldo Aliaj, tha se adoptimi i kësaj tradite ka qenë një kërkesë e vazhdueshme nga fëmijët por edhe prindërit.
"Lindi nga fëmijët, ishte kërkesë shumë e madhe prej tyre për zhvillimin e kësaj sfilate. Ishte kërkesë edhe e prindërve."
Ky organizim shënon nisjen e një tradite të përvitshme në qytetin e Durrësit, thanë organizatorët.
Festa e Halloween-it festohet në të gjithë botën mbëmjen e 31 dhjetorit, ndërsa kremtuesit e saj janë në garë me njëri-tjetrin kush do të veshë kostumin më të frikshëm.



