Kërkohet një gjyqtar për Kushtetuesen, ja kriteret që duhet të plotësojë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2021, 14:34
Kryetari i Gjykatës së Lartë rishpall thirrjen për plotësimin e vendit vakant për një mandat të plotë 9 vjeçar të krijuar nga përfundimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari.
Ndër kriteret kryesore për aplikantët e interesuar është përvoja e punës jo më pak 15 vjet në gjyqësor.
Afati i pranimit të kërkesave është 30 ditë nga sot.