Akuza për shpërdorim detyre, procedohen penalisht 4 punonjës të IVMT-së në Patos

Një 39-vjeçar nga Fieri është arrestuar ditën e djeshme, 12 nëntor dhe dy ekskavatorë bashkë me një kamion u sekuestruan.

Sipas policisë, Saimir Toska u konstatua në kodrat e fshatit Zharrëz, Patos, duke gërmuar dhe shpërdoruar tokën për të ndërtuar në mënyrë të paligjshme, gjë që ka sjellë prishjen e strukturës së tokës.

Në lidhje me këtë rastk atër punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre.

Policia informon se bëhet fjalë për shtetasit:

Amarildo Gushi, 31 vjeç, banues në Patos, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos.

Xhuljano Collari, 27 vjeç, banues në Patos, me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos.

Dashnor Lamcaj, 63 vjeç, banues në Patos, me detyrë Inspektor Kontrolli i Territorit në IVMT në Bashkinë Patos.

Lindita Peta, 58 vjeçe, banuese në Patos, me detyrë Specialiste për Administrimin dhe Mbrojtjen e Tokës në Njesinë Administrative Zharrëz.

Këta shtetas nuk kanë kryer detyrën funksionale mbi parandalimin dhe marrjen e masave të veprimtarisë së paligjshme të ndryshimit të regjimit juridik të tokës nga ana e shtetasit S. T.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.