Gërmoi tokën për të ndërtuar në mënyrë të paligjshme, arrestohet fieraku. Sekuestrohen 2 eskavatorët dhe kamioni

Një 39-vjeçar nga Fieri është arrestuar dhe dy ekskavatorë bashkë me një kamion janë sekuestruar.

Blutë e Fierit bëjnë me dije se në pranga ra shtetasi Saimir Toska 39 vjeç, banues në Fier për veprat penale "Shpërdorim i tokës", "Ndërtimi i paligjshëm" dhe "Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera".

Sipas policisë, ky shtetas është konstatuar në kodrat e fshatit Zharrëz, Patos, duke gërmuar dhe shpërdoruar tokën për të ndërtuar në mënyrë të paligjshme, gjë që ka sjellë prishjen e strukturës së tokës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.