Berisha: Foltorja po shpëton pluralizmin shqiptar, Basha nuk e udhëheq dot PD-në
Nga Saranda ish-kryeministri Sali Berisha në Foltoren e radhës u shpreh se SHBA-të kanë si qëllim bashkimin e Shqipërisë me BE-në.
Ai tha se Foltores i kanë vendosur shumë nofka pasi kanë frikë nga ajo, duke shtuar se Basha është një lider ri thyer që nuk e drejton dot PD-në.
Berisha: SHBA-të kanë si qëllim bashkimin e Shqipërisë me BE-në. Fjalët se Ballkani i Hapur është i mirë, është politikë kryekëput i Sorosit, sepse është pagëzuar edhe me emrin e tij. Ai është një armik i egër i interesit kombëtar dhe në Ballkan. Ky kalorësi i shoqërisë së hapur vizatonte në Kosovë kufijtë në baza etnike. Kjo politikë do të marrë fund. Shqipëri do tu japë fund politika të tilla dhe do tu përshtatet politikave të jashtë të BE-së.
Foltores i kanë vendosur shumë nofka nga frika që kanë ndaj saj, kjo Foltore po shpëton shpirtin e demokracisë shqiptare të pluralizimit. Ne jemi duke kaluar një krizë të thellë. Për 8 vite kryetarin që e mbështetëm të gjithë. Ai që drejtonte partinë ishte një lider i thyer dhe nuk e udhëheq dot këtë forcë politike. E shndërroi partinë nga qendra e djathtë në një parti e qendrës së majtë. Basha nuk besohej dhe nuk frymëzonte.

