Situata e Covid-19 në vend: 573 raste të reja, 5 viktima dhe 165 të shtruar në spitale
Pesë viktima dhe 573 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në Tiranë me 270 raste, 32 Berat, 29 në Fier, 22 në Vlorë, 19 në Durrës, Kamëz, 17 në Elbasan, 16 në Gjirokastër, 12 në Krujë, 11 në Lushnje, 10 në Shkodër, Libohovë, 9 në Lezhë, Korçë, 8 në Kavajë, 7 në Patos, Dimal, 5 në Fushë Arrëz, Kurbin, 4 në Mallakastër, Sarandë, Kuçovë, Poliçan, Peqin, 3 në Tropojë, Delvinë, Gramsh, 2 në Kukës, Mirditë, Vorë, Rrogozhinë, Pogradec, Devoll, Kolonjë, 1 në Vau i Dejës, Has, Dibër, Mat, Selenicë, Himarë, Konispol, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Skrapar, Belsh.
Janë 8,343 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 165 pacientë, nga të cilët 26 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Dy qytetarë nga Tirana 58 dhe 73 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi 65 dhe 70 vjeç, një qytetar nga Berati 83 vjeç.
Janë shëruar 458 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 180,687 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (12 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 573
Të shëruar në 24 orë 458
Të shtruar në spitale 165
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3,498
Testime totale 1,344,328
Raste pozitive 192,013
Raste të shëruara 180,687
Raste Aktive 8,343
Humbje jete 2,983
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4,455
Fier 847
Shkodër 458
Vlorë 459
Durrës 419
Gjirokastër 411
Berat 381
Elbasan 341
Lezhë 197
Korçë 188
Kukës 77
Dibër 75
