“Luleborë” të muzikës shkodrane, Justina Aliaj rikthehet në skenë
Rikthimi në Skenë i mjeshtres së madhe, Justina Aliaj e cila këtë vit feston 70 vjetorin e lindjes ishte surpriza e madhe e festivalit Luleborë mbajtur për dy netë në Shkodër. Rezarta Smaja triumfoi me këngën "Si n'andërr", ndërsa Rosela Gjylbegu solli për publikun dy këngë të padëgjuara të Simon Gjonit
Rezarta Smaja me këngën "Si n'andërr", një orkestrim i Florent Boshnjakut dhe me tekst të Arjola Zadrimës u shpall fituese e festivalit "Luleborë" në Shkodër.
"Është kënga e kompozitorit të shquar Florent Boshnjaku."
Për dy net me radhë në skenën e teatrit "Migjeni" u ngjiten 16 këngë, të gjitha të interpretuara live dhe nën shoqërimin e orkestrës së drejtuar nga maestro Mario Deda.
Emocion dhe surprizë ishte rikthimi pas shumë vitesh mungesë i mjeshtres së madhe Justina Aliaj.
"Emocionet janë gjithmonë të papërsëritshme, kjo ishte më e papërsëritshmja," u shpreh Aliaj.
Mbartës e përcjellës i traditës së këngës qytetare në Shkodër, edhe ky edicion i festivalit u cilësua sukses.
"I ndau këto çmime dhe ndihet edhe te spektatorët se janë çmimet e drejta," tha fituesja e festivalit Rezarta Smaja.
"Kënaqësia ime më e madhe është që kjo këngë më është besuar mua sepse ishte një nga këngët me të vërtetë më të bukura," tha Rita Gjeka, drejtoreshë e festivalit.
Rosela Gjylbegu veç në rolin e moderatores erdhi edhe si këngëtare duke sjellë për publikun dy këngë të pakënduara më parë, të mjeshtrit të ndjerë Simon Gjoni.
"Një punë e jashtëzakonshme prej mjeshtërish, Shpëtim Saraçi, Markenialn Kapedani, Mario Deda," tha Gjylbegu.
