Rikthimi surprizë në vendlindje, mjeshtrja Justina Aliu ngre peshë zemrat e shkodranëve në festivalin "Lulebore"

Festivali i këngës qytetare në Shkodër "Lulebore", i cili hapi mbrëmjen e sotme siparin riktheu në vendlindje artisten e shquar Justina Aliaj “Mjeshtre e Madhe”.

Ajo është pjesëmarrëse në edicionin e gjashtë të këtij festivali.

Aristja e madhe që këtë vit festoi 70-vjetorin, ngriti peshë publikun në teatrin "Migjeni", i cili e përcolli me ovacione dhe duatroktitje  të zjarrta performancën e saj.

Ky edicion i festivalit ngjit në skenë 16 këngë për dy netë me radhë.