Festë, verë dhe fotografi, çelet ekspozita “Etnos” në Pogradec

Për pedagogun Neli Naço, ekspozita është një punë e madhe që i sjell qytetit një frymë artistike e që tërheq vëmendjen e artdashësve.

"Ekspozita për mendimin tim edhe në kuadrin duke e parë me një sy objektiv është një nga gjërat e rralla të fotografisë shqiptare," tha Naço.

Përshtypjet e pjesëmarrësve kanë qenë nga më të mirat, duke parë me kureshtje fotografitë e ndryshme të veshjeve popullore, e ndër të tjera është shfrytëzuar rasti për të bërë thirrje drejt ministrive për të suportuar artin.

"Shqipëria nuk është për t'u lavdëruar gjatë këtyre 30 vjetëve për sa i përket ruajtjes së trashëgimisë kulturore," tha Shkëlqim Hajdari.

13 artistë janë bërë bashkë në krijimin e kësaj ekspozite që zgjati 1 vit deri në përfundimin e saj, duke përfshirë edhe Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Arbëreshët e Italisë.

Edicioni i 5-të i Ditëve të Fotografisë, do të qëndrojë hapur për publikun për 7 ditë me radhë.