Verë, gështenja e muzikë, në Pogradec qindra qytetarë marrin pjesë në festën e verës

Në qytetin e Pogradecit është duke u mbajtur festa e Verës, një festë e cila ka gjallëruar qytetin, dhe ka çuar atje qindra turistë por edhe ka bërë bashkë vendasit. Të pranishëm thanë se janë të mahnitur me organizimin, dhe gjallërinë që po i sjell festa qytetit.

Vërë, Gështenja, muzikë e mirë dhe mikpritje siç dinë pogradecarët, ishte kjo atmosfera e natës së parë në festën e Verës në Pogradec.

Qindra vendas dhe turistë, për orë të tëra mbushën sheshin e qytetit duke festuar.

“Edhe një ditë që po flija, më tha shpirti pi. Ngrini kupa dhe puthni çupa.”

Evenimenti që tanimë ka hyrë në vitin e 27 la të mahnitur të huajt.

“Jam hungarez, këtu është një vend i mrekullueshëm. Më pëlqen këtu.”

“Jam nga Brazili dhe është hera ime e parë këtu. Jam ë bashku me një shok dhe më pëlqën festa këtu.”

Për vendasit kjo festë sjell gjallëri në qytet, ku ata mund të promovojnë edhe produktet e tyre, kryesisht verën dhe gështenjën bio.

“Jemi në një atmosferë festive në festën e verës. Kemi 27 vjet që e kemi si traditë.”

“Gështenjat janë bie dhe çdo gjë është bio.”

Festa e Verës dhe Gështenjave do të zgjasë edhe ditën e shtunë ndërsa pjesë të saj ka edhe konkurse për poezitë, pikturat dhe verën e kuqe e të bardhë më të mirë.

Verë, gështenja e muzikë, në Pogradec qindra qytetarë