Dua Lipa kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën krah Ursula von der Leyen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2021, 18:14
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa në prani të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kërkoi liberalizimin e vizave për kosovarët.
Lipa tha se pasi Kosova ka mbushur të gjitha kriteret dhe Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për më shumë se tre vjet më parë, ‘a nuk është koha të arrihet tani?’.
"Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose kënaqësi. Pasi kemi përmbushur të gjitha kriteret, Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën 3 vjet më parë. A mendoni se ne mund ta arrijmë këtë tani," tha Dua.
