Si ndodhi përplasja e makinave te "21 Dhjetori"? Dy të vdekur dhe 3 të plagosur nga aksidentet

Kjo e enjte ka shënuar 2 humbje jete dhe 3 të plagosur nga askidentet rrugore. Në orët e para të mëngjesit Emirjan Doko, në gjendje të dehur në timon dhe me shpejtësi të lartë la të vdekur në vend një polic burgjesh dhe një pasagjer.

Dy makina u përfshinë në aksident mëngjesin e sotëm në zonën e "21 Dhjetorit". Makina "Citroen" drejtohej nga Emirjan Doko e ndësa në mjetin "Hondai"drejtohej nga polici i burgjeve Luan Cenollari dhe Ali Bejo të cilët fakeqësisht humbën jetën.

Këto janë momentet fill pas aksident tragjik të ndodhur në 3 të mëngjesit ndërsa në rrugë nuk kishte asnjë automjet. 

Mjeti "Citroen"që drejtohej nga Emirjan Doko po vinte nga “Pallati me Shigjeta” në drejtim të qendrës ndërsa "Hondai" nga fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.

Pas verifikimeve paraprakë është arritur në rezultatin se Doko ishte në gjendjë të dehur  dhe nuk ka respektuar asnjë sinjalistikë rrugore qoftë edhe semaforin, ndaj me shpejtësi të lartë u përplas më mjetin tjetër.

Polici i burgjeve Luan Cenollari gjeti vdekjen në vend, ndërsa  pasagjeri Ali Bejo sipas policisë ka ndërruar jetë në spital.

Në spitalin e Traumës ndodhet dhe Emirjan Doko, ku i është nënshtruan një operacioni.

Gjatë kontrollit të makinës së Dokos u gjet një pushkë dhe një thikë. Policia ka arrestuar Dokon nën akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit dhe prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.

Perplaset Gazmend Paja

Një tjetër aksident u regjistrua te "21 Dhjetori" në Tiranë sot (11 nentor) por fatmirësisht pa viktima. Aktori Gazmend Paja teksa po udhëtonte me motor u përplas me një makinë. Burimet bëjnë më dije se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën, e ndërsa po verifikohen shkaqet e përplasjes.

Si ndodhi përplasja e makinave te "21 Dhjetori"? Dy të

Një punonjës i policisë rrugore mbeti i plagosur në një aksident rrugor të ndodhur në aksin Lezhë-Mamurras. Ngjarja ndodhi paraditen e së enjtes në afërsi të mbikalimit të Patokut.

Si pasojë ka marrë plagë të lehta polici 31-vjeçar  Alban Tafili 31 vjeç. Pas përplasjes automjeti me drejtues shtetasin GJ.B u përmbys në rrugë, por fatmirësisht drejtuesi nuk mori lëndime. Edhe këtu shpejtësia e lartë ishte shkak i aksidentit.