Pensionet rriten 2.6 ose 3%, Hado: ISSH ka fondet për shtesën sipas inflacionit të shportës
Rritja e pensioneve për vitin e ardhshëm do të jetë 2.6 deri në 3 për qind. Vendimi do të varet nga rritja e indeksit të produkteve të shportës, ndërsa në të dy rastet ISSH deklaron se i ka fondet.
Për vitin 2022 pensionet do të rriten nga 2.6 deri në tre për qind.
Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, shprehet se fondet janë të përballueshme, por niveli i rritjes do të nga indeksi i çmimit të prodhimeve të shportës.
"Të ardhurat kontributive që mblidhen nga fshati janë jashtëzakonisht të ulëta, gjysma e defiçitit në gjithë skemën. Ndërkohë numri i pensionistëve të qytetit është 3-4 herë më i lartë se numri i pensionistëve të fshatit. Masa e pensionit që merr një i vetëpunësuar në bujqësi është e njëjtë me masën që merr një i vetëpunësuar në zonë urbane. Fermerët kanë të drejtë të blejnë periudha të kaluaara por me masën e kontributit në momentin që paguhet."
Ndryshe nga më parë, fermerët nuk do të mund të paguajnë lirë blerjen e vjetërsisë në punë, por gjithçka do të varet nga referencat e tregut.
"Është caktuar një indeks i veçantë për pensionistët. Nuk indeksohen me inflacionin e përgjithshëm por me inflacionin e një shporte të caktuar mallrash dhe shërbimesh që janë gjerësisht të konsumueshme.Të rritet nga 2.8 në 6% është e pamundur ta përballojë buxheti aktual por nëse ka një rritje nga 2.8 në 3 është e mundur të përballohett nga buxheti i sigurimeve shoqërore."
Megjithatë Hado nënvizoi në Komisionin Parlamentar se pavarësisht se sigurimet që paguhen nga fermerët janë më të ulëta nga të vetëpunësuarit, pensioni që përfitohet është i njëjtë.

