Guvernatori: Nëse Eurobondi nuk plotëson nevojat, do ishim për një tërheqje 100-200 mln euro nga sistemi bankar

Në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dha qëndrimin tij mbi Eurobondin 700 mln euro dhe garancinë sovrane të qeverisë për kredinë e OSHEE.

Në lidhje me Eurobondin, Sejko tha se do të jenë në pritje si do të shkojë emëtimi, por nëse qeveria do të ketë nevojë për huamarje në brendshme tregu bankar do të ishte në favor të vlerës 100-200 mln euro.

Më shumë, nënvizoi ai,  krijon disbalanca.

Sejko: Në rast se plotësohet nevoja për Eurobondin 700 mln euro nevoja për huamarrje në tregun e brendshëm nuk do jetë imediate.Nëse do ishte nevoja në tregun e brendshëm sigurisht që sistemin financiar, sistemi bankar, është i gatshëm të marrë pjesë, pasi ka 48% tepricë likuiditeti. Natyrisht nga një këndvështrim, ne nuk do donim, nëse do të supozonim që e gjithë huamarrja e eurobondit me 700 milionë euro që do merret në tregun ndërkombëtar, do të dilej në tregun e brendshëm kjo vlerë do të ishte një shumë e madhe për tregun financiar shqiptar, pavarësisht se ky treg i ka këto kapacitete likuiditeti, pra do t’i përgjigjet se vlerën e ka, por do të krijonte disbalanca makro-ekonomike qoftë në normat e interesit, qoftë në kursin e këmbimit por dhe s’do donim që vlera kaq të mëdhaja të kufizonin aftësitë e bankave për kreditim. Një tërheqje 100-200 mln euro për tregun financiar nuk do krijonte disbalanca, do ishte e mundur por kjo është në varësi si do realizohet Eurobondi. Në vlera më të mëdha ne nuk ishim në favor.Garancia sovrane, e fundit është për OSHEE. Është në përgjigje të krizës që erdhi nga rritja e çmimit të energjisë. Praktikisht OSHEE është në nevojë për euro për të blerë energji eklektrike dhe në këtë situatë qeveria ka lëshuar një garanci sovrane 100 mln euro për të tërhequr kredi ndaj bankave të nivelit të dytë. Gjykojmë se nuk ka ndonjë problem. Ka ndikim në rritjen  e borxhit të brendshëm që është parashikuar nga qeveria.

Guvernatori: Nëse Eurobondi nuk plotëson nevojat, do ishim për

Sa i takon rritjes së çmimeve në vend dhe masat e marra nga Banka e Shqipërisë në lidhje me inflacionin, ai theksoi se një rritje e tillë vjen si pasojë e faktorëve të ofertës, pasi produktet janë të importuara nga tregjet ndërkombëtare.

Sejko: Rritja e çmimeve vjen si pasojë e faktorëe të ofertës. Pra është një inflacion i importuar nga tregjet ndërkombëtare. Nga rritja e çmimit të naftës, energjisë dhe transportit. Kjo gjë sjell edhe rritjen e çmimeve për të gjithë produktet e tjera, qofshin ato edhe ushqimore. Banka e Shqipërisë si instrument të saj bazë ka normën e interesit. Unë e theksova edhe më herët se nuk e shikojmë të nevojshme të ndryshojmë kahun e politikës monetare. Mendojmë se ekonomia shqiptare ka nevojë akoma për stimul monetar. Megjithatë kjo do të jetë në varësi të nivelit të inflacionit që do të konfirmohet nga INSTAT në muajt pasardhës. Nëse do të kishim një inflacion më të fortë sa e presim, atëherë edhe ne do të konsiderojmë kahun e politikës monetare.