"20 milionë euro për inceneratorët", zbardhen shumat e paguara për landfillet e mbetjeve në vitin 2020
Rreth 20 milionë euro janë paguar nga buxheti i shtetit për tre inceneratorët, atë të Fierit, Elbasanit dhe të Tiranës. Të dhënat janë zbardhur në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku shtohet se në vitin e pandemisë detyrimet për koncesionet e dhëna me PPP janë shlyer në masën e 99 për qind.
Kufizimet e pandemisë në vitin 2020 dhe mungesa e fondeve për ndihmën e personave që u prekën me covid apo humbën vendet e punës nuk I ndalën pagesat për koncesionet e incineratorëve.
Sipas të dhënave të kontrollit të shtetit detyrimet për projektet partneritet publik privat janë shlyer në shumën e 99 për qind.
Kështu për landfillimin e Fierit pagesat janë kryer në shumën e rreth 4 milion e 700 mijë eurove me 9 urdhra të shpenzimeve. Madje konstatohen raste të faturave në grup si dhe pagesa pjesore të kryera, ku vetëm shuma prej 231 milionë lekë është kaluar në Dhjetor.
Edhe në Fier faturat e paguara kanë qenë të konsiderueshme. Për këtë kontratë koncesionare janë dhënë rreth 6 milionë e 100 mijë euro me po 9 urdhra shpenzimesh.
Edhe në këtë rast kalimi i fondeve është bërë kryesisht në 4 muajt e fundit të vitit, ndërsa në muajt e parë të vitit ka pasur pagesa më të ulëta.
Koncesioni për incineratorin e Tiranës është ai që ka përfituar më shumë nga fondet e buxhetit të shtetit të cilave u janë shtuar dhe ato të bashkisë së Tiranës.
Janë rreth 10 milionë euro pagesa që i kanë kaluar këtij projekti vetëm në vitin 2020.
Sipas raportit të KLSH, 5 milionë e 700 mijë euro janë dhënë prej ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës dhe rreth 4 milionë e 700 mijë janë dhënë prej bashkisë së kryeqytetit.
Së fundi në komisionet parlamentare mazhoranca po kërkon që bashkitë t'i grumbullojnë mbetjet në këto tre landfilla në të cilat do të paguajnë dhe shumën e kërkuar për çdo kilogram.
