“Ndryshoni buxhetin, po falimentojmë!” Fiskalizimi, PD mbështet kërkesat e shoqatave të biznesit
Partia Demokratike përkrah biznesin e vogël dhe të mesëm për shtyrjen e fiskalizimit dhe kërkon mbështetje financiare për ta në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Sipërmarrësit thonë se rritja e çmimeve dhe rënia e fuqisë blerëse rrezikojnë falimentimin e 70% të bizneseve.
Opozita kërkon ndryshime ne draftin e qeverise për buxhetin e ri te shtetit.
Sipas deputeteve te komisionit te ekonomisë aty duhet te përfshihet një ndihme te posaçme financiere për biznesin e vogël dhe te mesëm.
“Ju përbeni gati 99% të këtij sektori që është një nga kontributorët kryesore në ekonominë shqiptare pasi ne e dimë në çfarë situate të vështirë ekonomike jetojmë dhe kërkojmë që të kemi një vëmendje të shtuar ndaj këtij sektori.”
Edhe për fiskalizimi PD është krah të biznesit të vogël pas kërkesës së tyre për shtyrje të procesit.
Një javë pasi bizneset e vogla dhe të mesme ulën qepenat në formë simbolike për të kundërshtuar fiskalizimi përfaqësuesit e këtyre bizneseve, Albert Nasto dhe Bujar Muço diskutuan me përfaqësues te opozitës për politikat fiskale.
“Nuk jemi kundër inovacionit, modernizimit, është barrë shumë e rënde e biznesit për ta përballuar këtë fiskalizim dhe e dyta është teknike shumë e sofistikuar dhe e ndërlikuar që nuk e përballon dot niveli arsimor i biznesit të vogël dhe të mesëm.”
Një tjetër shqetësim i biznesit lidhet me kostot që ka procesi i fiskalizimit dhe efektet që do të sjellë për ta.
“Kjo kosto shkon financiare shkon nga 1 mijë deri në 2 mijë euro. Parashikimet e shoqatës tonë janë se do ketë gjoba, të cilat do falimentojnë 60-70% të biznesit që operon në territorin e Republikës së Shqipërisë.”
Kërkesat e sipërmarrësve deri tani nuk kane marre asnjë përgjigje nga qeveria.
