Gajo: Qeveria duhet të kishte ndërrmarrë reforma për skemën e pensioneve
Në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai u diskutua për pr/buxhetin e 2022. Albert Gajo,ekspert ekonomie thotë se qeveria duhet të kishte ndërmarrë reforma për skemën e pensioneve pasi do të jetë një barrë e madhe për buxhetin e shtetit.
Gajo: Kjo skemë nuk krijon një mundësi për të garantuar apo balancuar defiçitin buxhetor që krijohet nga skema e pensioneve pasi një pjesë e madhe e skemës së pensioneve subvencionohet nga buxheti i shtetit.
Në kushtet kur rritja e numrit të pensionistëve do të jetë e qëndrueshmë ndërsa pjesa më e madhe e kontribuesëve për shkak të emigracionit të shtuar në Shqipëri do të vijë duke u ulur gjë që do ta bëjë akoma më shumë skemën e pensioneve një barrë më të madhe për buxhetin e shtetit.
Sigurisht, reformat duheshin ndërmarrë shumë vite më parë se të ndodhemi përpara një pamundësie të pagesës sepse ne e dimë që në skemën e pensioneve dhe të ndihmës sociale janë kryesisht shtresat më vulnerabële dhe do të krijoj pastaj probleme shumë herë më të mëdha nëse nuk merren masa për të balancuar këtë lloj ngushtice.
Pjesa më e madhe e qeverive në këtë rast ose gjëja më e thjeshtë është që të ngadalësojnë rritjen e e pensioneve dhe nga krahu tjetër të shtojnë në njëfarë mënyre kontributet ose në rastin ekstrem të shtojnë moshën e pensionit pë rata të cilët ju vjen mosha e pensionit në mënyrë që ata të vazhdojnë të jenë kontribues në skemën e sigurimeve shoqërore"
