“Ligj të ri të tatimit mbi pagën”, Dhoma Amerikane e Tregtisë kritika qeverisë për politikat fiskale
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka shprehur rezerva për paketë e re fiskale që është prezantuar nga qeveria për vitin e ardhshëm dhe kërkon shtyrjen e konsultimeve. Sipas Presidentit, Enio Jaço,duhet dhe një ligj të ri i tatimit mbi të ardhurat personale.
Dhoma Amerikane e Tregëtisë kërkon shtyrjen e afatit të konsultimeve për paketën e re fiskale.
Sipas një shkrese drejtuar kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi dhe dhe ministres Delina Ibrahimaj, Presidenti i Dhomës Amerikane, Enio Jaço, thotë se është njoftuar për paketën fiskale pasi ajo ka kaluar në Këshillin e Ministrave dhe koha që u është lënë në dispozicion ka qenë e pamjaftueshme.
Jaço ka kritikuar qeverinë për shkeljet e përsëritura në procesin e konsultimit publik.
"Komuniteti i biznesit ka shprehur shqetësimin e vazhdueshëm, mbi ndryshimet e shpeshta mbi paketën fiskale dhe tatimet, si dhe në përshtatje me praktikat më të mira botërore, zyrtarë të lartë duke përfshirë Ministrin e Financave, Kryeministrin, etj., janë angazhuar publikisht për ndryshime më pak frekuente të ligjit, njëherë në çdo 4-vjeçar. Për rrjedhojë, ky projektligj bie ndesh me angazhimet publike qeveritare, pritshmëritë dhe planifikimet financiare të komunitetit të biznesit dhe dëmton klimën e besimit reciprok mes sektorit publik dhe atij privat mbi angazhimet publike".
Ai rekomandon hartimin e një ligji të ri për tatimet mbi të ardhurat që të harmonizohet me standardet ndërkombëtare.
Sipas Dhomës Amerikane, ky projektligj dëmton klimën e besimit mes sektorit publik dhe atij privat mbi angazhimet publike.
Ndërkohë, për skemën e propozuar për tatimin mbi të ardhurat personale, Dhoma pretendon se është e paqartë, krijon vështirësi në llogaritje dhe prodhon evazion.
Ky grupim i sipermarrësve vlerëson se ligji i ri për tatimet ka qenë kërkesë edhe e komunitetit ndërkombëtar të biznesit dhe do ndikonte në uljen e informalitetit dhe investimet e huaja direkte.


