Çoçoli: Buxheti 2022 nuk i ndihmon shtresat në nevojë dhe të papunët

Në studion e Ora News me gazetaren Sonila Musai u diskutua për buxhetin e 2022.

Për të folur për këtë çështje ishte edhe Fatos Çoçoli, ekspert ekonomie dhe moderator i ”Ekopolitikë” i cili u shpreh se buxheti 2022 nuk ndihmon shtresat në nevojë dhe as të papunët.

"Mjaftojnë të shikojmë sasinë e parave që jepet.Këto janë para që pavarsisht se thuhet se dyfishohen ndihma shpërndahen tek më pak përfitues.

Skemat e mëparshme mund të kenë pasur problematika eddhe me korrupsionin dhe me disa lista jo të sakta por kjo nuk e justifikon qeverinë që të mos japë më shumë para dhe buxheti të mos bëhet më shumë njerëzor.

Ky buxhet nuk ka fytyrën e plotë njerëzore që të shikojë nga njerëzit më në nevojë sepse duhet të kemi parasysh kemi një infacion të rritur kemi një krizë çmimesh sidomos në sektorin energjitik dhe masat më të pambrojtura janë shtresat në nevojë dhe të papunët"
u shpreh Çoçoli.