Danaj: Shteti ka interes vetëm në rritjen e presionit fiskal për të rritur arkën e buxhetit
Në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli, Violdi Danaj ekspert i politikave ekonomike u shpreh se shteti ka interes vetëm në rritjen e presion fiskal për të rritur arkën.
Ai tha se kështu shtrydhet në mënyrë maksimale gjithë atë prodhimtari të vogël që ke brenda vendit.
Danaj: Shteti ka interes vetëm në rritjen e presion fiskal për të rritur arkën. Por një gjë e tillë është me kosto te biznesi dhe qytetarëve. Në një situatë të tillë të vështirë ku jemi duke shtuar agoninë prej 6 vitesh si ekonomi, të ulesh si shtet pa u konsultuar me grupet e interesit, por vetëm me llogari sa fut në buxhet.
Kështu ti shtrydh në mënyrë maksimale gjithë atë prodhimtari të vogël që ke brenda vendit. Shoqëria kështu shkon drejt një varfërie dhe një skamjeje. Jemi në një vend që kemi një përqendrim tejet të lartë të ekonomisë tek vetëm 5%.
