Rrapaj: Paketa fiskale nuk mund të ndryshohet brenda natës, të ngrihen masat e të diskutojmë
Në Ekopolitikë nga Fatos Çoçoli, Agim Rrapaj kryetari këshillit të agrobiznesit u shpreh se ka pasur premtime nga qeveria që paketa fiskale nuk do të ndodhë, por një gjë e tillë nuk ka rezultuar kështu
Ai tha se paketa fiskale nuk mund të ndryshohet kështu pa pritur dhe se masat duhet ngrirë e të bëhet një diskutim me ata që preken nga një gjë e tillë.
Rrapaj: Ne kemi pasur premtime që paketa fiskale nuk do të ndryshojë, por këto ishin deklarata politike. Ne ishim të bindur se pas pandemisë dhe tërmetit, e kushteve të vështira që kaluam me rritjen e çmimeve, ne nuk mendonim se do të ndërhyhej në këtë formë kaq brutale dhe do të bëheshin eksperimente në këtë periudhë.
Këto janë eksperimente shumë të dëmshme. Tani ë shohim se si do të finalizohet një gjë e tillë. Këto masa duhet të ngrihen kështu sikurse janë dhe të diskutohen me ne. Duhet dhënë një kohë e nevojshme sepse nuk mund të ndryshohet paketa fiskale brenda natës.
