Kapet në Morinë shkodrani me rreth 9 kg kanabis në gomën rezervë, po e trafikonte në Kosovë
Sekuestrohen 8 kilogramë e 691 gramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis në Kukës. Në pranga ka rënë shtetasi S. B., 30 vjeç, banues në Shkodër.
"Në dalje të Pikës Kufitare Morinë, gjatë kontrollit në vijën e dytë, në automjetin tip "Alfa Romeo" , me drejtues shtetasin S. B., në gomën rezervë u gjetën të fshehura 8 pako të mbështjella me celefon, brenda të cilave kishte lëndë narkotike të dyshuar kanabis, me peshë totale 8 kilogramë e 691 gramë" njoftoi policia.
Vijojnë hetimet nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për dokumentimin ligjor të përfshirjes të personave të tjerë në këtë aktivitet kriminal.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, si dhe automjeti tip "Alfa Romeo".
Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
