Berisha, kërkesë Palokës për thirrjen e Kuvendit të PD: 4200 formularët do jenë në kasafortën e zyrës së tij

Sali Berisha është gati për një 11 dhjetor të dytë. Partinë që e themeloi në 1990 kërkon ta rithemelojë.

Ka mbledhur 4200 firma që prej nisjes së turit të foltores të cilat tha se do t'ja dorëzojë kreut të Këshillit Kombëtar të selisë blu, Edi Paloka, së bashku me kërkesën për thirrjen e Kuvendit të PD dhe rendin e ditës.

"Do të jenë në kasafortën e zyrës së kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD" tha Berisha pas konferencës për mediat.

Kjo për të ruajtur pivatësinë e të dhënave personale pasi formularët kanë jo vetëm gjeneralitetet por edhe numrin e kartës së anëtarësisë dhe kartës së identitetit.

"Verifikimi i mandateve sipas rregullit të çdo Kuvendi bëhet vetëm nga Kuvendi, vetëm Kuvendi ka të drejtën statutore të verifikojë mandatin e zonjës apo zotërisë që ka firmosur formularin" sqaroi Berisha.

Ndërsa 4200 formularët do ti dorëzohen Palokës, Berisha tha se vijon ende mbledhja e firmave.

Berisha, kërkesë Palokës për thirrjen e Kuvendit të