Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut bashkë për promovimin e muzealizmit në rajon

Muzeu Historik Kombëtar, ai i Kosovës dhe i Maqedonisë së Veriut u bënë bashkë në Tiranë për ti dhënë më shumë vëmendje promovimit dhe ballafaqimit të kulturës dhe muzealizmit në rajon. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorjan Koçi ,shpreh rëndësine e njohjes së të shkuarës pa të cilën nuk mund të ecim drejt së ardhmes.

Muzetë janë arkiva e historisë së kombeve nga e cila mund të nxirren mësime edhe për të ardhmen.

Drejtuesit e muzeve të rajonit janë mbledhur në Tiranë për të diskutuar për forcimin e bashkëpunimit mes tyre, dhe për të promovuar e ballafaquar kulturën dhe muzealizimin në rajon.

Në këtë mënyrë turizmit historik i jepet më shumë vëmendje.

 “Muzetë përtërijnë të ardhmen” është slogani që shoqëroi konferencën shkencore ndërkombëtare muzeologjike.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorjan Koçi, thotë se pa njohur të shkuarën nuk mund të kemi një të ardhme.

Ai konsideron me rëndësi edhe përfshirjen e aktiviteteve të tjera në ambientet e Muzeut, veç ekspozimit, për t’i dhënë kështu më shumë jetë këtij sektori.

Konferenca shkencore ndërkombëtare muzeologjike organizohet në kuadër të 40-vjetorit të hapjes së këtij institucioni.

Një risi e kësaj konference do të jetë prezantimi i shoqatës miqtë e Muzeut Historik Kombëtar si dhe shpërndarja e diplomave mirënjohëse për kontributorët.