Aksident në aksin Elbasan-Peqin, makinat përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 2 gra
Nga Edisona Skënderi Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2021, 14:09
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, 10 nëntor në aksin rrugor Elbasan-Peqin në afërsi të Bishqemit.
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduara 2 gra të cilat po marrin ndihëm mjekësore.
Paraprakisht mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.
