Vlorë, makinat përplasen kokë më kokë, plagoset një 60-vjeçare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2021, 15:25
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë.
Në aksident janë përfshirë dy makina që janë përplasur kokë më kokë dhe dyshohet për një person të plagosur, i cili është dërguar në spital.
Mësohet se bëhet fjalë për një grua rreth 60 vjeç, e cila ka përplasur kokën në kroskotin e makinës dhe ka pësuar çarje në kokë.
Ndërkohë sikurse mund të shihet nga pamjet, janë shkaktuar dëmtime materiale të konsiderueshme.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen procedurat e zakonshme lidhur me ngjarjen.


