"Do vijë dita", Sazan Guri: Lali Mortja i bëri Tiranës atë që s'ja bënë dot 7 kryeministra, i bëj lutje Ramës që…


Ambjentalisti, Sazan Guri, denoncoi shkatërrimin që sipas tij i ka bërë kryeqytetit, kreu i bashkisë Erion Veliaj.

Nga Parku i Liqenit, ku po priten pemë për të ndërtuar një pistë vrapimi, ai tha se ndërhyrja në park duhet të ishte ndaluar me ligj.

Sipas tij atë që nuk e bënë dot 7 kryeministra, e bëri Veliaj që ai i referohet si lali Mortja.

"Duhet ndaluar me ligj. 7 kryeministra nga  '56 deri në 2015 që erdhi lali Mortja nuk vunë dot dorë mbi atë që quhet zonën A e paprekshme. Ky donte që atje ku ishte e ndaluar të ndërtonte për të fituar statusin e njeriut të madh që nuk pyet për ligjin, por do të vijë dita".

Për mikrofonin e Ora News, Guri përcolli dhe një lutje për kreun e qeverisë Rama.

"I bëj lutje kryetarit të qeverisë, ti kam falë të gjitha por mos vendos pas vetes as për kryetar qeverie, as kryetar bashkie, as kryetar të PS këtë që duket se po të ndjek nga pas. Shikoni si po ndërton në Tiranë".