Betonizimi i Parkut të Liqenit, Vasili: Shikoni si po shqyhet e shkatërrohet nga Bashkia
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me betonizimin e parkut të Liqenit.
Me anë të një postimi në facebook, Vasili ka ndarë foto nga punimet për pistën e vrapit
"Parkun e Liqenit po shqyhet e shkaterrohet nga Bashkia! Shihni fotot e bera dje te Parku i Liqenit dhe do t'ju dhembe ne zemer.Mbasi Bashkia e Tiranes dhe klientet e saj shkaterruan qendren e Tiranes, qe eshte shnderruar ne geto vrastare betoni tani nuk po lene cm gjelberim pa shkaterruar, pa kursyer as Parkun e vetem te Liqenit Artificial te Tiranes.Qytetaret e Tiranes vijne nga pjese te ndryshme edhe te largeta te qytetit per te kaluar disa caste ne kete te vetmin Park te Tiranes. Po edhe kete park, qe eshte reduktuar, pakesuar e demtuar dhe qe eshte shume lag Parkut te Liqenit, qe qytetaret mbajne mend dikur, Bashkia me klientet e vet po e hanë perdite. Dhe Bashkia Bandite e Tiranes flet pacipesisht e paturpesisht per "bukurite", qe po ben ne Tirane".
Pista e vrapit do tu kushtojë taksa pagueve 58.132.777 lekë pa TVSH dhe punimet do të zgjasin 6 muaj . Por edhe pse Bashkia Tiranë është kujdesur që tu tregojë qytetarëve që këto punime po mbikëqyren nga kompania “He&sk” 11 SHPK kjo e fundit ose ka rënë dakord që pemët të priten ose nuk ka kryer punën ashtu siç duhet.
Qytetarët bëjnë përgjegjës kryebashkiakun Erion Veliaj i cili është kontradiktor pasi herë mbjellë pemë e herë i shkatërron dhe pse i kemi dhuratë të natyrës.
