Tjetërsimi i pronave në Dhërmi, topografi i arrestuar bashkëpunëtor i ish-kreut të Kadastrës Vlorë


Ora News mëson se inxhinieri topograf i bashkisë Himarë Elton Marku i arrestuar nga policia e Vlorës dyshohet se ka lidhje direkte me çështjen e Kadastrës së Vlorës dhe zyrave të qarkut.

Mendohet se ai është hallka e tretë e zinxhirit të dyshes Klodian Troci dhe Bardhyl Gjikaj.

Nga të njëjtat burime konfirmohet se dokumentat e falsifikuara nga Troci dhe Gjikaj trasmetoheshin në hapat e fundit të procesit tek Elton Marko dhe ky i fundit bënte ekzekutimin e tyre në terren.

Ai bënte modifikime të tokës në terren dhe plotësonte dokumente sipas interesave të personave që paguanin.

41-vjeçari akuzohet  për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale.

Sipas bluve, Marko dyshohet se ka falsifikuar formularin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi, të cilin e ka përdorur për regjistrimin e një pasurie në fshatin Dhërmi dhe më pas e ka shitur tek persona të tjerë.