Nuk pati replika dje në Kuvend, çfarë i komunikoi në distancë Rama Bashës?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2021, 09:08

Seancës plenare pasditen e të hënës i mungoi show mes dy protagonistëve kryesorë, Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.
Ishte ky i fundit që i nxori për replikë pas diskutimit të Ramës për eurobondin dhe ekonominë, deputetin Arbi Agalliu.
Rama pyeti nga vendi kreun e opozitës, Lulzim Basha, nëse do të replikonte me të dhe në momentin mori konfirmimin se nuk do të kishte replika është larguar nga salla.
Kreu i qeverisë është filmuar në momentin ku ka komunikuar në distancë me Bashën dhe më pas është larguar.

