Vranësira dhe kthjellime, në veri të vendit parashikohen rrebeshe shiu të përkohshme 

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike karakterizojnë të gjithë vendin, përgjatë gjithë 24 orëshit.

Vranësirat do të jenë të pranishme, duke sjellë reshje të dobëta shiu, më të dukshme në zonat veriore-veriperëndimore ku do të ketë edhe rrebeshe të përkohshme. 

Në orët e vona të natës pritet përmirësim gradual i motit duke larguar vranësirat dhe shirat nga i gjithë territori i vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 24°C.      

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior - Verilindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.