Me 24 nëntor inaugurimi, përfundon lagjia e re në Thumanë e financuar nga Behgjet Pacolli

Më 24  nëntor do të dorëzohen shtëpitë për familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë. Lajmin e ka bërë me dije në një postim në facebook politikani dhe biznesmeni i njohur nga Kosova,

Behgjet Pacolli, i cili është dhe financues i këtij projekti.

"Jemi pranë fundit! Shtëpitë kanë përfunduar, tani po bëjmë rregullimin e jashtëm, shëtitoret, trotuaret, hapêsirat e gjelbërta dhe mbjelljen e drujve dekorativ etj. Financimi i projektit (mbi 1.250.000) është realizuar nga Fondacioni “Behgjet Pacolli”. Gjej rastin të falënderoj familjaret e mi, bashkëpunëtorët, koperuesit dhe të gjithë ata që morën pjesë në punimet për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme humanitare".

Në kuadër të programit të rindërtimit, në Thumanë po ndërtohen 278 apartamente dhe 155 njësi individuale.

Deri në mbyllje të këtij muaji që shënon edhe dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, Rama ka premtuar se qindra familje do  të marrin çelësat e banesave të reja.