Temperaturat deri në 28 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Zhvillimi i një miniqendre të presionit të larte atmosferik ne brigjet Jugperëndimore të Ballkanit do të sjelle në territorin shqiptar dominim të motit të kthjellët gjatë paradites në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa në orët vijuese priten kalime vranësirash, më të mundshme në skajin verior duke rrezikuar shira te izoluar.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C, sipas MeteoAlb.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke sjell në det dallgëzim 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Europa Jugore do jetë në dominimin e vranësirave të herë pas hershme duke rrezikuar reshje të pakta shiu. Po ashtu, me mot të paqëndrueshëm do të jenë Veriu dhe Lindja e kontinentit, ku vranësirat e shumta do të sjellin reshje te dendura shiu. Ndërsa Europa Qendrore do të mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira te lehta.
