“Akademi barinjsh”, Korreshi i përgjigjet Krifcës: Kryebaresha nga Blloku, po guna leshi do rimbursoni?

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ditë n e sotme, 5 nëntor në Kuvend u shpreh se sektori i blegtorisë është në një moment kritik dhe për këtë arsye do të ketë disa iniciativa. Ajo përmendi krijimin e një akademie për barinjtë.
“E dimë që blegtoria ka një rënie, pasi është e vështirë, nuk duan njerëzit që të shkojnë në mal të jenë bari, është e vështirë, duan të bëjnë një profesion që është më i lehtë për ta. Pse nuk shkon ti të bëhesh bari? (iu drejtua ministrja njëri prej deputetëve) Nuk është vetëm çështje shkolle. Është një profesion i trashëguar që duam ta ruajmë dhe çfarë do të bëjmë ne? Do të incentivojmë të rinjtë, do shkojmë t'i gjejmë, do të bëjmë një akademi për ata. Do të bëjmë një grup njerëzish dhe do t'i themi, ti futu në këtë profesion, mbaje dhe ne do të subvencionojmë për këtë, jo për krerë por për faktin që ti e mban tufën," ishte fjala e ministres Krifca.
Deputeti demokrat Saimir Korreshi, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook i është përgjigjur ministres.
Korreshi shkruan se vetëm kjo qeveri mund të ketë një ministre bujqësie të lindur në Bllok.
"Hapet Akademia e Barinjeve!
Pak dite me pare Kryebaresha me falni Ministresha e Bujqesise erdhi dhe festoj 100 vjetorin e Shkolles se Pare Bujqesore ne Lushnje. Paska qene me qitje te larget. Po kerkohen barinj dhe per te promuovuar kete nisme do hapim akademi.
O zot o zot ku ka shkuar kjo bote.
Ministre Bujqesie qe ka lindur ne Bllok vetem kjo qeveri mund te kete.
Zonja ministreshe po guna leshi do ti rimbursoni per barinjte e rinj ??"
