Çiklizmi, sporti që nuk njeh moshë, Halit Mënka: Udhëtimin më të bukur e kam bërë nën dritën e hënës

Çiklizmi është një ndër sportet më të dashura i cili praktikohet në çdo moshë. Kjo është edhe tema e cila u fol sot në studion e “Jeto me Orën”, ku të ftuar ishin dy çiklist, Migel Lile dhe Halit Mënka.

 Ata gjatë intervistës treguan rrugëtimin  e tyre 10 vjeçar pas këtij pasioni i cili ka bukurinë dhe vështirësitë e tij. Haliti tregoi mjaft i emocionuar sesi nisi e gjitha.

“Nisi nga një emision ku një familje ishin pajisur të gjithë me biçikleta dhe bënin udhëtime. Kështu na lini dhe ne ideja që të bëheshim disa shokë bashkë dhe të eksploronim natyrën” u shpreh Halit Mënka. Ndër të tjera Haliti tregoi edhe për udhëtimin më të bukur.“ Udhëtimi i parë më i bukur ka qenë në muajin nëntor në Fushën e Gjës, aty hapëm çadrat edhe fjetëm ka qenë shumë ftohtë. Një udhëtim vetëm me dritën e hënës” u shpreh ai i emocionuar.

Ndërsa destinacioni i tyre më i gjatë ka qenë Ohri. Halit Mënka dhe Migel Lile u shprehen se nga çiklizmi kanë marrë shumë përfitime jo vetëm fizike por edhe psikologjike. Haliti gjithashtu tregoi eksperiencën e tij shëndetësore.

“Në 2005 kam patur problem me këmbët, edhe pse bëra fizioterapi nuk u shërova. Pasi fillova çiklizmin tani jam shumë mirë” u shpreh Mënka.

 Në përfundim të bisedës Haliti u shpreh mjaft i shqetësuar për të rinjtë që nuk praktikojnë çiklizmin.

“Të rinjve të sotëm tu thuash për kafe vijën direkt nëse u thua për një xhiro me biçikletë përtojnë”  përfundoi Mënka.