Ligji për bashkëqeverisje, Braimllari: Antikushtetues, kërkon të vendosë gjithçka nën kontroll të Ramës
Qeveria ka ndërmarrë një nismë të re e quajtur "Agjencia për dialog dhe bashkëqeverisje", një ligj i cili synon që ta sjellë më afër qytetarin ën kontrollin e administratës publike.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari i ftuar në studion e Ora News me gazetaren Matilda Mcini u shpreh se LSI e ka bërë të qartë që e ka kundërshtuar këtë ligj.
Braimllari: Arsyeja është shumë e thjeshtë sepse e gjithë kjo situatë që po vjen si pasojë e e një qeverie dhe kryeministri, tenton gjithçka ta kthejë në grusht dhe në duart e kryeministrit. Ajo që unë do të them me bindje të plotë është që ky ligj është antikushtetues dhe është një ligj i cili nuk i shërben komunikimit të përditshëm me qytetarët, por anasjelltas nuk mund ta kuptoj si mundet një qeveri të bashkë-qeverisë me qytetarët kur ajo qeveri është e detyruar t'i shërbejë qytetarëve. Ti je aty për t'i shërbyer qytetarëve, qytetarët kërkojnë llogari. Për çfarë arsye u krijua SPAK, për çfarë arsye u krijua reforma në drejtësi? Ku keni parë ju kryeministër i cili jep urdhra me telefon? Kjo kërkon të vendosë gjithçka nën kontroll të kryeministrit, një agjenci që është në kontroll të tij. Tani do bëhet Edi Rama prokuror, gjykatës?
Braimllari u shpreh se LSI është drejtuar në Gjykatën Kushtetuese për të treguar që ky mekanizëm është antikushtetues dhe nuk i shërben shtetit të së drejtës.
Braimllari: Ne nuk duhet ët ndërtojmë në këtë vend struktura paralele. Ndërtimi i strukturave paralele mbron interesin personal të Edi Ramës dhe kjo është një strukturë paralele e cila mbron interesin personal të Edi Ramës. Këto janë tamam komitetet e partisë së punës sepse ky thërret disa punonjës të administratës dhe at punonjës të administratës bëjnë sikur ankohen për punën e tyre, sepse sallat me punonjës administrate i mbush. Vetë punonjësit e vet ngrinin shqetësimet e tyre për punën e tyre.
Në gjykimin e tij është gjithçka antikushtetuese dhe për të pasur gjithçka nën kontroll.
