Vrasje pas sherrit një vajzë: 24 vjeçari sulmon me thikë dy vëllezërit në Elbasan, një i vdekur
Një 28 vjeçar u vra me thikë ndërsa vëllai i tij u plagos rëndë, mbrëmjen e së premtes, 5 nentor 2021, në Elbasan pas një konflikti mes të rinjsh që sipas burimeve nisi për ngacmimin e një vajze.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, në lagjen "Qemal Stafa" Ellbasan.
Florenc dhe Mikel Kovaçi sipas policisë u konfliktuan me disa persona të tjerë, ndërsa sherri përfundoi me përdorimin e thikës.
Vëllezërit mbetën të plagosur rëndë dhe Florenc Kovaçi nuk arriti tu mbijetojë plagëve.
Ndërsa vëllai 19 vjecar është sjellë dhe po trajtohet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ende ndodhet në gjendje të rëndë.
Autori i vrasjes është 24-vjeçari Ardit Hida, i cili pasi u vu në pranga pranoi përgjegjesinë.
Detajet e konfliktit mbeten ende nën hetim, por sipas të dhënave të para konflikti nisi pasi dy vellezërit Kovaçi kishin ngacmuar motrën e 24 vjeçarit Hida.
Debati ka përshkallëzuar deri në përleshje fizike mes tyre në lagjen "Qemal Stafa", ku 24-vjeçari i ka goditur me thikë 2 vellezërit.
Autori Ardit Hida u arrestua nga policia dy orë pas ngjarjes lagjen "Brigada e 17 Sulmuese", në tentativë për tu larguar nga Elbasani.
Blutë gjeten edhe thikën me të cilën ai sulmoi dy vëllezerit Kovaçi.

