“Lufta” Berisha-Basha, Mërtiri: Asgjë nuk mund të merret seriozisht, akuzat ndaj njëri-tjetrit janë në ekstrem

Nga Lushnja ku ka mbajtur “Foltoren” e radhës, ish-kryeministri Berisha u shpreh se kryetari pa parti nuk e mbrojti votën dhe nuk e nxori në shesh popullin, por vrapoi si tinëzar pas karrigen së tij.

Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Beti Njuma, pedagogu Ergys Mërtiri është shprehur se  Berisha po mundohet që të gjejë metafora për të pasuruar  ‘Foltoren’ e tij, nismë e cila sipas tij synon që të shkarkojë Lulzim Bashën.

Ergys Mërtiri: Berisha po mundohet të gjejë metafora për të pasuruar vokobolarin e tij të nismës që ka marrë për të shkarkuar Bashën. Tek ‘Foltoret ka një mungesë të thellë kohezioni dhe inkoherencë në qëndrimet e tij. Berisha përpiqet që të provojë akuza, i duhet patjetër që të krijojë një fabulë ekstreme  sepse nuk ka se si shpjegohet ndryshe. Duhet një shkak i jashtëzakonshëm i tmerrshëm që të legjimitojë këtë lloj sjellje të tillë.

Në lidhje me deklaratën e Bashës që pak ditë më parë tha se Berisha-Rama- Meta formojnë “Trekëndëshin e Bermudës, Mërtiti shprehet se nuk kanë rëndësi metaforat Berisha-Basha, por e rëndësishme është aksioni politik që ata sjellin.

Ergys Mërtiri:Trekëndëshi i Bermudës’ është se çfarë hyn aty brenda mbytet. Basha me këtë kërkon që Meta Berisha dhe Rama  janë duke u mbytur sepse i ka perënduar koha e tyre politike, kanë mbrapa SHBA që kanë një plan për pastrimin e skemës politike për figurat e konsumuara. Nuk kanë rëndësi metaforat që përdorin me njëri-tjetrin, rëndësi ka se cili është aksioni politik çfarë sjellë njëri dhe çfarë sjellë tjetri.  

Sipas tij situata politike në vend ka shkuar në atë pikë sa asgjë nuk mund të merret seriozisht, ndërsa shton se akuzat mes njëri-tjetrit janë në ekstrem.

Ergys Mërtiri: Unë nuk e di pse e ka bërë Basha këtë. Nuk e shoh si çështje hakmarrje por mund të jetë përpjekje e Bashës për të mos toleruar që kjo çështje të shkojë në ekstrem. Edhe gjuha e Këlliçit më duket e çuditshme, s’është politike. Situata ka shkuar në atë pikë që s’mund të merret seriozisht asgjë. Akuzat ndaj njëri-tjetrit janë në esktrem.

Përgatiti për online Anila Kolgjini.