Harta e gjyqësorit, krijohen dy grupe pune në ministrinë e Drejtësisë dhe KLGJ
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2021, 19:42
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ditën e sotme, 5 nëntor është takuar me kryetaren e KLGJ-së Naureda Llagami dhe përfaqësuesin e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Benjamin Rockwell.
Në fokus të takimit kanë qenë diskutimet mbi problematikat e fundit të hartës gjyqësore.
"Për të arritur në finalizimin e draft-propozimit të përbashkët të Hartës Gjyqësore e më pas për t’ia nënshtruar konsultimit publik me KLP, PP, MIE dhe grupet e tjera të interesit, përpara miratimit në Këshillin e Ministrave, u vendos të ngrihen dy grupe pune; një në Ministrinë e Drejtësisë dhe një në KLGJ."
Mësohet se këto grupe do të takohen javën e ardhshme për të përmbyllur në nivel teknik temat e hapura për diskutim.
