Nishani: Nisma e Berishës e vetmja rrugë për ndryshimin e PD-së, Basha ka kapur partinë
Për ish-presidentin Buja Nishani, nisma e ish-kreut të PD-së Sali Berisha, është e vetmja mënyrë për ndryshimin e Partisë Demokratike.
Sipas Nishanit, PD ishte në një krizë të thellë, pas një rezultati shumë të dobët elektoral dhe nuk ishte reflektuar për një gjë të tillë.
Ai theksoi se nuk ka punuar për të forcuar strukturat vendimmarrëse të partisë, por në fakt i ka kapur ato për të mos lejuar asnjë lloj ndryshimi.
Nishani: Është e vetmja mënyrë që ka mbetur që situata të ndryshojë në PD nuk kishte rrugë tjetër për të ndryshuar PD. Askush nuk mund ta mohojë faktin që PD u konfirmua se ishte në krizë të thellë. Doli me rezultat të dobët elektoral. Erdhi pa reflektim, vijoi me proceset ndarëse, përjashtimi u demonstrua si një model politik që e dhunon institucionet e kodet e saj. Erdhëm në një situatë kur PD ka një krizë. Hapi i dytë është reagimi ndaj krizës për ta rikuperuar. Kishte dy mënyra; ose përmes lëvizjes politike nga lart poshtë nga forumet, ose përmes bazës.
E para ishte e pamundur se Basha ka punuar për të mos fuqizuar strukturat vendimmarrëse por i ka kapur ato për të mos lejuar asnjë lloj ndryshimi. Basha duke emëruar Kryesinë, Këshillin Kombëtar e listën e deputetëve, duke i imponuar delegatët. Më parë propozimet vinin nga baza. Kishte alternativa që gjithsecili të gjykohej nga delegatët. Nëse këshillit i imponon 30 emra për të zgjedhur 25 u ke imponuar vullnetin. Të gjitha këto apo lista e deputetëve që u bë nga Basha dhe nuk u lejua propozimi dhe në këtë sens, ndryshimi në formën e parë ishte bërë i pamundur dhe kishte mbetur vetëm alternativa e dytë.
Nishani shprehet se rasti Berisha nuk është pezullim, por përjashtim pa asnjë vendim nga institucionet përkatësetë partisë.
“Unë nuk paragjykoj se cila mund të jetë sjellja politike apo vendimi për një çështje të caktuar apo tjetër. Po shpjegoj mënyrën si janë ndërtuar që të çon në kontroll monokratik të këtyre institucioneve dhe nuk kanë reaguar si p.sh, rasti Berisha që nuk është pezullim, por përjashtim pa asnjë vendim nga institucionet përkatëse dhe nuk reaguan. Basha injoron dhe nënvleftëson strukturat e PD, i zeron ato dhe merr mbi vete fuqi që nuk i ka dhe nuk mund t’i përfaqësojë. Duke qenë se kjo ka qenë kultura politike e tij ka sjellë partinë nga dështimi në dështim. Dhe kosto të mëdha për PD si vendimi i fundit që solli kosto të madhe dhe tronditje për PD. Dhe çështjet e Foltores janë edhe përtej edhe për mënyrën si është sjellë Basha. Statuti do të fokusohet në disa risi si primaret, që së pari duhet të garojë në strukturat e PD para se të futet në Kuvend. Do të jetë një garë të pastër. Diskutohen çështjet që kanë të bëjnë me mandatin e kryetarit ai që humb zgjedhjet duhet të largohet. E treta me formësimin e këshillit kombëtar të PD. Të gjitha ndryshimet do të bëhen në funksion të asaj që duhet të jetë PD në garën e ardhshme elektorale.” – tha Nishani në A2CNN.
