“Ballkani i hapur", Milo: Nisma ndihmon në parapërgatitjen e vendeve për integrimin në BE, por do ketë vështirësi
"Ballkani i hapur" është nisma e re e bashkëpunimit rajonal mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Takimi i radhës i kësaj nisme ishte më 4 Nëntor. Ndërkohë Kosova ka refuzuar të jetë pjesë e kësaj nisme.
Ish-Ministri i Punëve të Jashtme Paskal Milo në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Micini është shprehur se kjo është një çështje që ka ngjallur debat, ndërsa ka shpjeguar dhe arsyet e këtij debati.
Paskal Milo: Është një çështje që ka ngjallur debat dhe debatet zakonisht bëhen jo rastësisht po për tema që nuk janë të dukshme për efikasitetin e tyre. Debati ka ardhur për dy arsye kryesore, e para se mungojnë tre vende të Ballkanit, dhe e dyta nuk është shumë e qartë marrëdhënia në funksion të integrimit evropian të vendeve të vendeve perëndimore që mund të përfshihen në këtë nismë. Nuk ka transparencë të nismës dhe kjo bën që të ketë edhe mendime të ndryshme. Në cilësinë sime mendoj se si shumë nisma të tjera edhe kjo ka dilemën e vet, që vjen nga arsyet e sipër përmendura.
Ai shprehet se në këtë nismë ka disa pikëpyetje pasi Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi nuk janë pjesë, ndërsa nga ana tjetër nuk dihet se çfarë do bëhet me Maqedoninë e Veriut, pasi tashmë Zoran Zaev, i cili ra dakord për nismën tashmë ka dhënë dorëheqjen e tij nga posti i Kryeministrit.
Paskal Milo: Ka disa pikëpyetje: Nisma nuk është gjithëpërfshirëse, nuk e dimë nëse tre vendet e tjera, do marrin pjesë. Nuk dimë nëse drejtuesit e Kosovës janë shprehur kundër. Bosnja-Hercegovina ka refuzuar të marrë pjesë në proces dhe tashmë ndodhet në një situatë delikate dhe nuk ka të paktën një prespektivë të afërt që t’iu bashkohet nismës.
E treta ka të bëjë me Maqedoninë e Veriut, e cila pavarësisht se iu bashkua nismës, e cila pavarësisht se u përfaqësua nga zv.Kryeministri Dimotrov në Beograd, zhvillimet atje janë në një prag krize dhe nuk dihet se si do të përfundojë. Nëse do të shkohet në zgjedhjet të parakohshme në Maqedoni, ku mesa duket opozita është në avantazh. Në momentin që ajo mund të fitojë zgjedhjet ajo ka kundërshtuar lëvizjen dhe do i qëndrojë besnike qëndrimit të vet apo do ndryshojë. Ka një paqartësi që të krijohet një lidhje organike e natyrshme midis ‘Open Balkan dhe ‘Procesit të Berlinit’.
Për Milon nisma “Open Balkan” është pozitive pasi kontibon në afrimin e vendeve dhe parapërgatitjen e tyre për integrimin në BE.
Paskal Milo: Nisma si ide është pozitive sepse kërkon të krijojë një treg të përbashkët me të gjitha përfitimet që ka. Se ka filluar me bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, janë rrugët më të lehta për të kaluar në një etapë tjetër të bashkëpunimit rajonal. Është një huazim i metodës së BE kur u krijua. Nuk ka pse kundërshtohet sepse është pozitive, kuntribon në afrimin e vendeve dhe në parapërgatitjen e tyre, për të plotësuar standardet dhe kërkesat për integrimin e BE. Përtej entuziazmit dhe optimizmit që shfaqet do të ketë vështirësi. Përveç vullnetit politik që mund të kenë liderët është e nevojshme që të ekzistojë edhe një ambient pozitiv optimist. Duhet të shkojë paralel me rritjen e besueshmërisë së procesit. Një element besueshmëri është edhe turizmi.
Përgatiti për online Anila Kolgjini.

