Shpërthen makina tek "Komuna e Parisit", i kishin vendosur tritol

Rreth orës 23:05, tek Komuna e Parisit, dyshohet se në mjetin e parkuar në pronësi të shtetases R. K, ka plasur një sasi e vogël lënde plasese, ku ka vetëm dëme materiale, informon policia e Tiranës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.