Rrëfimi i gruas së dhunuar nga Tirana: Prej 7 mujash s’kam parë fëmijët, burri më rrihte mua dhe ata, ja pse ika

Gruaja nga Tirana, në një rrëfim rrëqethëse ka treguar dhunën nga bashkëshorti me të cilin kishte 17 vite martesë.

Në një intervistë për emisionin “Jeto me Orën”, gruaja e cila është nënë e tre fëmijëve shprehet se burri ka nisur ta dhunojë 6 vitet e fundit dhe sipas saj një nga arsyet kryesore ka qenë  xhelozia.

E detyruar të largohet nga shtëpia gruaja shprehet se hezitoi që ta denonconte në polici për shkak të fëmijëve.

Gruaja nga Tirana: Kam jetuar  17 vite me bashkëshorti. Jam nënë e tre fëmijëve. Probleme kemi pasur që në fillim të martesës. Filloi me dhunë psikologjike dhe fizike. Ishte shumë xheloz dhe i ashpër. Prej 5-6 vitesh jamë dhunuar, më rrihte dhe në sy të fëmijëve. Nuk e denoncova sepse më ndalonin shumë gjëra, jo fëmijët, mendova se do kthente. Dhunonte dhe fëmijët se kishte inat se mbrojtja do më kalonte mua. 

Më pas u largova nga shtëpia. Kam prej 7 muajsh. Më merrte në telefon që të më ndalonte por nuk pranova. Tentova të marrë fëmijët por nuk mi la, i dhunoi. Unë jetoja me bashkëshorte, fëmijët dhe vjehrrën. Nuk  i kam treguar gjë njeriu, me kalimin e kohës ia tregova dhe fëmijët.

Ajo aktualisht qëndron te prindërit e saj, ndërkohë shprehet se prej 7 muajsh nuk ka parë fëmijët  e saj.  

Gruaja nga Tirana: Tani po qëndrojë tek prindërit. Fisi më ka mbështetur. Fëmijët si kam parë dhe si kam dëgjuar që prej 7 muajsh nuk e di se si janë, a hanë apo pinë. Burri i kontrollon vazhdimisht.