Elbasan: Policia tregon ku u arrestua autori i vrasjes së 28 vjeçarit dhe plagosjes së vëllait të tij, sekuestrohet thika
Policia jep detaje mbi arrestimin e 24 vjeçarit si autor i dyshuar për vrasjen e 28 vjeçarit, Florenc Kovaçi dhe plagosjen e vëllait të tij, më të vogël, 19-vjeçarit Mikel Kovaçi në Elbasan.
Gjithashtu sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë) me të cilën autori kreu krimin.
Ardit Hida u arrestuanë lagjen "Brigada e 17 Sulmuese".
Gjithashtu u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i thikës me të cilën ky shtetas plagosi dy vëllezërit, ku si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi Florenc Kovaçi, rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi Mikel Kovaçi, 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Autori ka pranuar krimin. Shkak i vrasjes është bërë një sherr për ngacmimin e motrës së tij nga njëri prej vëllezërve që mbetën të dëmtuar.
