"Audi" përplaset me "Volkswagen" në Fushë Krujë: Plagoset drejtuesi, vdes bashkëshortja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2021, 00:12
Një aksident me vdekje u shënua mbrëmjen e sotme, pak para mesnatës në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë.
Mjeti tip "Audi" me drejtues shtetasin A. Ç. eshte përplasur me mjetin tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin P. Ç .
Si pasojë ka humbur jetën bashkëshortja e drejtuesit të mjetit tip "Volkswagen" ndërsa u plagos ky i fundit.
Krujë/Informacion paraprak
Me datë 05.11.2021, rreth orës 23:25, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, është.. përplasur mjeti tip "Audi" me drejtues shtetasin A. Ç., me mjetin tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin P. Ç
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit P. Ç., dhe ka ndërruar jetë bashkëshortja e tij shtetësja Xh. Ç.,
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.